Pas humbjes kundër Alavesit, Real Madridi e humb edhe Hazardin përsëri

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Policia konfiskoi mbi 2 mijë patentë shofer për tre muaj: Mbi 5 mijë shoferëve u janë vendosur pikët negative

Policia e Kosovës ka njoftuar se përgjatë periudhës kohore Janar – Mars të vitit...

Ambasada amerikane publikon numrat për raportimin e dhunës me bazë gjinore

Ambasada amerikane në Prishtinë ka vendosur numrat se ku mund të thërrasin viktimat e...

Eden Hazard u detyrua të largohet nga loja në pjesën e parë të ndeshjes së Real Madridit kundër Alavesit të shtunën, për shkak të një lëndimi.

Anësori belg nuk luajti as 30 minuta para se të largohej nga fusha duke çaluar, në ndeshjen që Madridi e humbi 2:1 kundër vizitorëve, transmeton Gazeta Express.

Pas ndeshjes, trajneri Zinedine Zidane tha se shpreson se ky lëndim nuk do ta lërë Hazardin jashtë fushës për kohë të gjatë.

“Mendoj dhe shpresoj se është vetëm një goditje. Shpresoj se nuk është dëmtim muskulor”, tha Zidane.

Kjo ishte vetëm paraqitja e tretë e Hazardit në La Liga kë të sezon, pasi 29-vjeçari është përballur vazhdimisht me lëndime që prej se iu bashkua Realit nga Chelsea në vitin 2019.

Ky ishte lëndimi i tij i katërt këtë sezon, pa llogaritur lëndimin e rëndë në nyje që ia pamundësoi të luante në shumicën e ndeshjeve të sezonit të kaluar.

Ai mund të mungojë në ndeshjen e ardhshme të Real Madridit në Ligën e Kampionëve, kundër Shakhtar Donetsk të martën. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...