Pas dy ditësh u nda nga gruaja spse nuk ishte e virgjër, familjarët e saj e kërcënojnë me vdekje: Shikojeni personazhin e rrëfimit të ri “epik” në Shqipëri (Video)

PUBLIKUAR

Historia e një 36-vjeçari nga Burreli, që la bashkëshorten 48 orë pas martese, pasi pretendon që nuk e ka gjetur të virgjër, u tregua sot nga vetë ai në studion e Emisionit “Me Zemër të Hapur” në News 24.

Avni Allmeti, që jeton në Durrës tha se ishte një njeri familjar që i pëlqenin zakonet dhe traditat e pikërisht, për këtë vendosi të martohej me mblesëri. Ai pretendon të jetë gënjyer nga bashkëshortja për virgjërinë dhe prandaj e ka kthyer atë në shtëpinë e prindërve.Kthimi, cenimi i nderit të nuses ka shkaktuar shqetësim tek familja e saj, të cilët e kanë kërcënuar 36-vjeçarin me jetë, e për këtë ai është ngujuar brenda banesës së tij.

Në studion e emisionit me “Zemër të Hapur” Avniu tregoi njohjen me bashkëshorten, po ashtu edhe se kishte pasur shumë femra të tjera para saj, gjë që e bënte ekspert në njohjen e tyre.

“Jam një person shumë i vuajtur, Shqipërinë e di mirë si është kam lidhje nga të katër anët. Duke studiuar femrat jam larguar nga to. Prandaj vendosa për këtë formë. Kam pas lidhje me femra në të gjithë Shqipërinë, kam dalë, kam pirë kafe”, thotë ai. /BalkanWeb/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...