Pas bisedës me Zelenskyn, Biden paralajmëron sanksione të reja ndaj Rusisë

PUBLIKUAR

Presidenti i SHBA Joe Biden ka biseduar të premten me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Biden ka siguruar Zelenskyn se SHBA do të vijojë të jetë në krah të popullit ukrainas që po lufton për liri përballë agresorit rus.

“Unë i thashë atij, siç i kam thënë çdo herë që kemi folur, se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë me popullin e Ukrainës dhe ndërsa ata luftojnë me guxim për të mbrojtur vendin e tyre, dhe ata po e bëjnë këtë,” tha ai në Shtëpinë e Bardhë.

Sipas Biden ndërsa Putini vazhdon sulmin e tij të pamëshirshëm, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët dhe partnerët vazhdojnë të punojnë në hap për të rritur presionet ekonomike ndaj Putinit dhe për të izoluar më tej Rusinë në skenën globale.

“Sot, së bashku me aleatët e tjerë të NATO-s dhe G7, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Mbretëria e Bashkuar, si dhe Bashkimi Evropian, ne do të shpallim së bashku disa hapa të rinj për të shtrënguar [presidentin rus] Putin dhe për ta mbajtur atë edhe më përgjegjës për agresionin e tij kundër Ukrainës”. tha Biden. /Abcnews.al/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...