Pas 19 vitesh, gjykohet vrasësi i shqiptarit nga Kosova

PUBLIKUAR

Prokuroria në Hanover kangritur padinë kundër kurdit Murat Y. (sot 36-vjeçar), për vrasjen e një shqiptari 22 -vjeçar nga Kosova, vrasje kjo e kryer në vitin 1997, shkruan bild.de. Me këtë rast ishte plagosur edhe një shqiptar tjetër.

Fjala është për njërin nga tre personat që akuzohen për vrasje. I pari prej tyre, Etem U. qe dënuar në vitin 2001 me gjashtë vjet burg për vrasje, transmeton albinfo.ch.

Pasi e ka vuajtur dënimin, ai jeton në Suedi dhe do të ftohet si dëshmitar në procesin e Murat Y. ndërsa i treti, Feysi Z. është në arrati që nga ajo kohë.

I akuzuari Murat Y. është kapur në Bullgari dhe duhet të përgjigjet për vrasje të rëndë dhe tentim-vrasje.

Sipas bild.de, vrasja ka ndodhur në kuadër të qërimit të hesapeve në zonën e prostitucionit në Hanover.

SHIKO MË SHUMË

Përditësimi i fundit: Pritje deri në 60 minuta në këtë pikë kufitare

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat e fundit për gjendjen në...

Rizvanolli kërkon hetim për vdekjen tragjike të punëtorit të KEK-ut

Ministrja e Ekonomisë në detyrë, Artane Rizvanolli, ka reaguar pas vdekjes tragjike të punëtorit...

Tekstet shkollore ende pa çmime përfundimtare, Ministria u bën thirrje prindërve të presin

Ministria e Arsimit dhe Shkencës u ka bërë thirrje prindërve dhe kujdestarëve ligjorë që...