Partitë gjermane shtyjnë bisedimet për koalicion

PUBLIKUAR

Në Gjermani janë shtyrë bisedimet vendimtare për formimin e “koalicionit të madh”, pasi negociatorët kanë dështuar të finalizojnë marrëveshjen gjatë ditës së djeshme.

Konservatorët e kancelares gjermane, Angela Merkel dhe Social Demokratët janë duke negociuar arritjen e një marrëveshjeje për qeverinë gjermane, duke shpresuar se nuk do të nevojitet mbajtja e zgjedhjeve të reja.

Kjo do t’iu mundësonte partive të së djathtës ekstreme të fitojnë rol më të madh në parlament.

Sekretari i Përgjithshëm i Social Demokratëve, Lars Klingbeil, ka thënë se palët janë pajtuar që sot të takohen përsëri.

“Palët janë pajtuar për disa çështje, mirëpo për disa duhet ende diskutim, kryesisht në politikat sociale”, ka thënë lideri i Social Demokratëve, Martin Schulz.

Po ashtu do të diskutohet edhe kujdesi shëndetësor dhe politikat për punëtorët, kanë thënë zyrtarët. /Rel/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...