Partia e Merkelit shënon një fitore shumë të rëndësishme në zgjedhje

PUBLIKUAR

Kristiandemokratët e kancelares gjermane, Angela Merkel, kanë mposhtur rivalët e tyre socialdemokratë në një palë zgjedhje të rëndësishme të mbajtura sot në një land të Gjermanisë, tregojnë rezultatet e ‘exit poll’-eve.

CDU pritet të fitojë 34.5 për qind të votave në Renin Verior – Vestfali, që është landi më i banuar i Gjermanisë, sipas anketave të bëra me votues, pas votimit.

Ndërkaq, SPD parashihet të marrë 30.5 për qind të votave, transmeton Gazeta Express.

Socialdemokratët e kanë udhëhequr Renin Verior – Vestfalinë gjatë pjesës më të madhe të periudhës së pasluftës.

Zgjedhjet në këtë land ishin konsideruar si test për Merkelin, e cila në zgjedhjet e përgjithshme në shtator synon të fitojë përsëri për t’u rizgjedhur kancelare.

Votuesit kanë zgjedhur kandidatë për legjislaturën shtetërore, e cila tani mund të ndryshojë nga koalicioni aktual ndërmjet SPD’së dhe të gjelbërve. /Express/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...