Parlamenti britanik kundërshton Brexitin pa marrëveshje

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Policia konfiskoi mbi 2 mijë patentë shofer për tre muaj: Mbi 5 mijë shoferëve u janë vendosur pikët negative

Policia e Kosovës ka njoftuar se përgjatë periudhës kohore Janar – Mars të vitit...

Ambasada amerikane publikon numrat për raportimin e dhunës me bazë gjinore

Ambasada amerikane në Prishtinë ka vendosur numrat se ku mund të thërrasin viktimat e...

Kryeministrja britanike Theresa May u ka përsëritur deputetëve se ndërsa ata kanë votuar për të refuzuar një Brexit pa marrëveshje, ai mbetet opsioni i parazgjedhur nëse Britania e Madhe nuk mund të arrijë një marrëveshje me BE-në, transmeton Gazeta “Zëri”.

Ligjvënësit britanikë kanë votuar kundër një Brexiti pa marrëveshje, mes frikës se mund të çojë në trazirat ekonomike dhe të ushqejë tensionet e gjata në Irlandën e Veriut. Parlamenti ka votuar me 321 vota në të mirë të daljes së Britanisë me marrëveshje në krahasim me 278 kundër.

Votimi i së mërkurës është rezultat i refuzimit të planit të kryeministres May për largim nga blloku evropian, për herë të dytë me radhë.
Britania ishte planifikuar të largohej nga BE-ja më 29 mars të këtij viti, mirëpo tani ekziston dilema nëse një gjë e tillë do të ndodhë në kohë, meqë nuk ka pajtueshmëri në Britani për lidhjen që do të ketë shteti i tyre në të ardhmen me BE-në.

Çështja kryesore e diskutimit mbetet kufiri irlanez dhe kufiri i ashpër që mund të vendoset aty për mallra pas 29 marsit. Vendimi për Brexit ka ardhur pasi 52 për qind e votuesve kanë votuar për dalje të Britanisë nga BE-ja në krahasim me 48 për qind që kanë kundërshtuar atë, në referendumin e mbajtur më 2016.
Kryeministrja britanike Theresa May u ka përsëritur deputetëve se ndërsa ata kanë votuar për të refuzuar një Brexit pa marrëveshje, ai mbetet opsioni i parazgjedhur nëse Britania e Madhe nuk mund të arrijë një marrëveshje me BE-në.

“Ligjshmëria ligjore në BE dhe në Mbretërinë e Bashkuar është se Britania e Madhe do të largohet pa një marrëveshje, nëse diçka tjetër nuk arrihet”, tha May. “Problemi është tani në secilin prej nesh në këtë parlament për të gjetur se çfarë është kjo”.

 

May shtoi se ligjvënësit do të kenë mundësinë të votojnë të enjten nëse do të kërkojnë një shtyrje të nenit 50, transmeton “Zëri”.

Kryeministrja tha nëse deputetët mund të mbështesin një marrëveshje “në ditët e ardhshme”, kjo do të lejojë qeverinë të kërkojë një vonesë të shkurtër për Brexit. Megjithatë, nëse parlamenti nuk mund të pajtohet me një marrëveshje May ka paralajmëruar se vonesa do të duhet të jetë më e gjatë.

“Një zgjatje e tillë padyshim do të kërkonte që Mbretëria e Bashkuar të mbajë zgjedhjet e Parlamentit Europian në maj 2019”, tha May. “Unë nuk mendoj se ky do të ishte rezultati i duhur, por parlamenti duhet të përballet me pasojat e vendimeve që ka marrë”.

Bie perspektiva ekonomike pas votimit

Rritja ekonomike e Britanisë së Madhe pritet të limitohet në 1,2% për vitin 2019, sipas shifrave zyrtare të prezantuara të mërkurën nga ministri i Financave, Philip Hammond pas kundërshtimit nga Parlamenti të marrëveshjes së Brexit.

Instituti publik OBR ka ulur ndjeshëm parashikimin e tij për këtë vit, pasi në tetorin e kaluar parashikohej një rritje prej 1,6% për vitin 2019.

Në fakt kjo rënie ka ardhur për shkak të turbullirave nga Brexit dhe nga rënia e ekonomisë botërore.

Ndërsa parashikimet për rritjen ekonomike për vitet në vijim janë më pozitive.

Për vitin 2020, rritja parashikohet me 1,4% ndërsa për vitet 2021 dhe 2022 me 1,6%, një prespektivë më e mirë se sa parashikimet para votimit të djeshëm për Brexit.

Merkel: Një Brexit i rregullt në interesin e të gjithëve

Kancelarja gjermane, Angela Merkel i bëri thirrje deputetëve britanikë për të mos zgjedhur mes alternativave për një dalje nga Bashkimi Europian pa asnjë marrëveshje, pasi vlerësoi se një Brexit i rregullt ishte në interesin e të gjithëve dhe mbetej objektivi kryesor.

”Vijon të jetë dhe unë dëshiroj ta them se është në interesin tonë të përbashkët për të finalizuar një largim të rregullt’’, deklaroi kancelarja gjermane në Berlin gjatë një konference shtypi

Macron: Marrëveshja e Brexit nuk është e negociueshme

Presidenti francez, Emmanuel Macron rikujtoi se marrëveshja mbi largimin e arritur mes Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Europian për Brexit nuk është e negociueshme dhe ftoi drejtuesit britanikë që të dalin nga kriza.

“Situata është e thjeshtë, marrëveshja e largimit nuk është e negociueshme”, deklaroi shefi francez i shtetit gjatë një konference për shtyp në krahë të homologut të tij kenian, Uhuru Kenyatta  në Nairobi ku ndodhet për një vizitë zyrtare.

Deklaratat e presidentit francez erdhën pas kundërshtimit për herë të dytë nga Parlamenti britanik të marrëveshjes së arritur mes Londrës dhe Brukselit në lidhje me Brexit. /ZËRI

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...