Parashikimi i motit për sot dhe dy javët e ardhshme – si do të jenë temperaturat

PUBLIKUAR

“Mendimi për motin” ka njoftuar për motin që pritet të mbajë në vend sot dhe dy javët e ardhshme.

Vransira kalojnë përgjatë orëve të para të ditës së shtunë, e pasdite nuk do të mungojnë edhe intervale me diell, me shperëndarje të vransirave. Temperaturat minimale zbresin edhe deri në -4 e -2C, e ato maksimale shënojnë rritje të lehtë deri në 8C e 9C.

Nga dita e diel parashihet mot më i butë, me intervale më të gjata me diell, e ditën e hënë dhe mërkurë kalojnë edhe vransira, por pa mundësi për të reshura.  Temperaturat maksimale shkojnë edhe deri në 13C e 14C.

Në ditët e fundjavës, cilësia e ajrit mbetet me indeks në vlera të dobëta e shumë të dobëta orëve të mbrëmjes, derisa gjatë ditës vende-vende do të jetë edhe në vlera të pranueshme.

Temperatura gati se pranverore po parashihen për javën e ardhshme në vend.

“Do të ketë intervale me diell, e herë pas here edhe vransira kalimtare, që mund të jenë më të shumta nga dita e mërkurë.  Temperaturat shënojnë rritje në të dy vlerat ekstreme.  Maksimalet lokalisht mund të shkojnë edhe deri në 15C e 16C, e minimalet patjetë në vlera pozitive deri në 4C e 5C.  Mundësi për të reshura shiu, po paraqiten tek nga fundjava tjetër.  Në javën e dytë pas, datës 12, temperaturat marrin një trend gradual të rënies, e sinjalet për të reshura janë më të shumta, ku priten reshje të shiut, e ndoshta edhe dëbore me rënie të temperaturave edhe pranë 0C”, thuhet në njoftim.

SHIKO MË SHUMË

Falsifikuan dokumente të Serbisë për ta shitur një tokë 1.5 milionëshe, në pranga dy serbë e një kosovar

Policia e Kosovës, njoftoj se tre persona janë dërguar në mbajtje, pasi që të...

Parashikimi i motit për fundjavë – Temperaturat deri në 35 gradë, paralajmërohet për shi në disa vende

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar për motin që pritet të mbaj gjatë këtij...

Lirohet një hapësirë publike në kompleksin ‘Ramiz Sadiku’, ishte shfrytëzuar si parking privat pa bazë ligjore

Një hapësirë publike në Kompleksin “Ramiz Sadiku”, e cila ishte duke u shfrytëzuar pa...