Parashikimi i motit për këtë javë: Diell dhe vranësira

PUBLIKUAR

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se kjo javë parashihet të jetë me kushte të qëndrueshme meteorologjike. Kjo situatë vjen si rezultat i masave anticiklonike të Azoreve që në këtë periudhë kohore depërtojnë rrallëherë.

Moti deri të premten:

Të hënën – Mot me diell dhe vranësira të shpërndara, kryesisht rreth relievit malor.

Të marten –Mot i ngjashëm , me kushte pothuaj të ngjashme meteorologjike, në mesditë temperaturat maksimale do të jenë më të ulëta për 1-2 gradë se dita e hënë.

E mërkurë- Mot me diell dhe vranësira të pjesëshme. Mëngjesi sikur edhe ditët tjera do të jetë me ngrica të dobëta , ndersa gjatë ditës grafiku i temperaturave do të rritet.

E enjte- Mot kryesisht i ngjashëm , temperaturat e mëngjesit do të jenë më të ulëta se ditët paraprake, por mesdita shënon rritje për 2-3 gradë Celsius se ditët tjera.

E premte- Java përmbyllet me mot relativisht të ngrohtë, pasi që grafiku në fushat termike do të shënoj amplitudën maksimale të javës.

Gjatë gjithë javës do të fryjë erë nga verilindja dhe veriperëndimi e lehtë dhe lokalisht e fortë.

image 64

SHIKO MË SHUMË

Suspendohen njëmbëdhjetë zyrtarë policorë

Policia e Kosovës (PK), bazuar në Ligjin e Policisë së Kosovës, Udhëzimin Administrativ për...

Ultimatumi për Sveçlën e Gërvallen në ora 18:00, Kurti s’tregon nëse do të ketë shkarkime për rastin e Arlinda Zekajt

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka dhënë një përgjigje nëse gjatë ditës së...

Ibrahimi: Qendrat për Punë Sociale kujtohen vetëm pas tragjedive, MF ta nxjerrë nga sirtari grantin për shërbime sociale

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka reaguar pas rastit tragjik në Pejë, ku humbi...