Parandaloni sulmet e urisë: Bima e cila jo vetëm që zvogëlon dëshirën për ushqim, por nxit edhe libidonë!

PUBLIKUAR

Kur të jeni të uritur nuk jeni të detyruar gjithmonë edhe të hani

Mjafton që në shami të qitni disa pika vaj aromatik vaniljeje dhe kur të ndieni që jeni të uritur, atë aromë thitheni.

Uria menjëherë do të zhduket, sepse aroma zmbraps këtë ndjenjë dhe ndikon në mënyrë qetësuese, theksojnë ekspertët e spitalit londinez St George’s, pas hulumtimeve të publikuara, transmeton Telegrafi.

Ata personave me peshë të tepërt kilogramësh, në lëkurë u kanë vënë flasterë të cilët lirojnë aromë vaniljeje, ndërsa pastaj kanë konstatuar që sulmet e urisë janë përgjysmuar.

Nga ana tjetër, gjermanët në hulumtimet e tyre kanë konstatuar që vanilja posedon edhe cilësi të fuqishme afrodiziake.

Aroma e saj është treguar si nxitje më e mirë për arritje të libidosë.

Prandaj, nëse i jeni ekspozuar ngjarjeve stresuese apo dëshironi të forconi libidonë, me vete gjithmonë bartni bishtajore vaniljeje dhe sipas nevojës merrni erë, këshillojnë ekspertët gjermanë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...