Obeziteti është një sëmundje kronike me bazë gjenetike e nxitur nga faktorët e jashtëm dhe e shfaqur me rritjen e tepruar të yndyrave në trup. Qumështi dhe produktet e tij zënë një vend të rëndësishëm në jetën e njeriut dhe ushqyerjen e tij.
Veçanërisht gjatë fëmijërisë, periudhës së gjidhënies e në pleqëri. I njohur si mbrojtësi i kockave, qumështi luan një rol mbrojtës ndaj sëmundjeve kronike si obeziteti, kanceri, hipertensioni etj. I pasur me proteina dhe kalcium, qumështi mundëson dhe rënien në peshë.
Specialistët sugjerojnë konsumimin e dy gotave qumësht në ditë për të parandaluar shfaqjen e obezitetit dhe sëmundjeve të tjera kronike. Kjo këshillë veçanërisht u drejtohet fëmijëve në rritje e sipër, por sigurisht vlen edhe për të rriturit.



