Parandalohet kontrabanda dhe kalimi ilegal i kufirit në veri të Mitrovicës

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës në vazhdën e aktiviteteve për luftimin e veprave të kundërligjshme, e në veçanti kontrabandës dhe kalimit ilegal të kufirit, më datë 19.03.2024 në veri të Mitrovicës ka iniciuar dy raste të ndara.

Në rastin e parë, “rreth orës 18:50, derisa njësia policore ka qenë duke realizuar patrullim rutinor, kanë ndaluar një veturë me targa te huaja, të cilën ishte duke e  drejtuar i dyshuari M.V (1993) shtetas serb.

Policia e Kosovës kishte informacione paraprake për këtë automjet, si i dyshuar për aktivitete ilegale të kontrabandimit me mallra dhe gjatë kontrollimit të veturës është gjetur mall i kontrabanduar; vegla pune dhe ngjyra të ndryshme, për të cilat nuk është dëshmuar dokumenti mbi prejardhjen”.

Policia njofton se automjeti me mallin e kontrabanduar është dërguar në Terminalin Doganor në Mitrovicë për procedura të mëtutjeshme, ndërsa ndaj vozitësit janë ndërmarrë veprimet policore lidhur me kalim ilegal të kufirit.

Në të njëjtën ditë, rreth orës 19:50, nga njësiti policor përmes kamerave të sigurisë është vërejtur një automjet duke hyrë ilegalisht nga territori i Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës.

“Njësitë policore kanë ndërmarrë menjëherë veprimet e nevojshme ku ka bërë ndaljen e veturës BMW ngjyrë e zezë me targa te huaja të cilën e drejtonte vozitësi A.H (2002) shtetas serb. Vetura dhe personi janë dërguar ne stacionin policor per procedura te zakonshme qe zbatohen ne këto raste”.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar ne kryerjen e detyrave policore, ne veçanti parandalimit te kontrabandimit te mallrave dhe menaxhimit efektiv te kufirit shtetëror.
  

SHIKO MË SHUMË

Vdekja e 15-vjeçarit në Ferizaj, policia jep detaje: Pësoi arrest kardiak, është njoftuar prokurori

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot, ku një nxënës 15-vjeçar në Ferizaj ka...

E rëndë, vdes nxënësi 15-vjeçar në një shkollë në Ferizaj, policia: U rrëzua pa ndjenja në sallën e edukatës fizike

Një nxënës 15-vjeçar në Ferizaj ka vdekur sot pasi është rrëzuar pa ndjenja në...

Tragjedia në Malishevë, nënkryetari Krasniqi: Askush s’ka njohur për nënën, ka pretendime se është zhdukur

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi, ka dhënë informacione të reja në emisionin...