Parandalohet katastrofa më e madhe e aviacionit civil: Aeroplani me qindra pasagjerë për pak sa nuk aterron mbi katër aeroplanë (Foto/Video)

PUBLIKUAR

Një aeroplan i aviokompanisë “Air Canada”, për pak sa nuk ka aterruar mbi katër aeroplanë tjerë të përmasave të tij që ishin të parkuar në pistën e aeroportit, ndërsa ky moment rrëqethës është filmuar nga një audio incizim ku dëgjohet piloti duke komunikuar me kontrollorët e kullës.

Piloti dhe kontrollorët e kullës së aeroportit ndërkombëtar të San Franciscos, dëgjohen duke thënë se për pak sa aeroplani AC759 nuk u përplas me aeroplanët e parkuar në pistë derisa po tentonte të aterronte, transmeton Telegrafi.

Brenda aeroplanit që i shpëtoi përplasjes gjendeshin qindra pasagjerë të cilët i shpëtuan më të keqes, dhe katastrofës më të madhe të aksidenteve ajrore.

“E vërteta është se ajo çfarë ndodhi për pak sa nuk e shkaktoi katastrofën më të madhe në historinë e aviacionit”, ka deklaruar kapiteni i pensionuar Ross Aimer, njëherit ekspert i trafikut ajror. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...