Paralajmëron Putin: Në prag të luftës me Korenë e Veriut

PUBLIKUAR

Presidenti rus, Vladimir Putin komentoi përmes një artikulli tensionet e përshkallëzuara së fundmi në Gadishullin Korean.

Në artikullin e publikuar në faqen zyrtare të Kremlinit, Putin paralajmëroi këtë të premte se tensionet mes Penianit dhe Uashingtonit rrezikojnë të përshkallëzohen në një konflikt të armatosur të përmasave të mëdha.

Shefi i Kremlinit kritikon qëndrimin amerikan dhe thotë se po gabohet me shtimin e trysnisë ndaj Penianit komunist në lidhje me programin e tij bërthamor.

“Është thelbësore që problematika rajonale të zgjidhet përmes dialogut të drejtpërdrejtë, ku të përfshihen të gjitha palët pa asnjë kusht”, shkruan Putin.

Sipas tij, provokimet, presionet dhe retorika ofensive që nxit luftë nuk të çon asgjëkundi.

“Të mendosh se është e mundur që të ndalësh programin bërthamor të Penianit vetëm duke ushtruar presion ndaj tij është e gabuar dhe budallallëk”, vijon më tej ai.

Putin risjell në kujtesë propozimin e përbashkët ruso-kinez për zgjidhjen e krizës.

“Zgjidhja është propozimi i Moskës dhe Pekinit, ku ftohet Koreja e Veriut që të ndalë programin e saj raketor në këmbim të ndalimit të lojërave të luftës të Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut”, thotë Putin./tch/

 

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...