Paralajmërojnë shkencëtarët: Folia e aluminit nuk duhet të përdoret në skarë

PUBLIKUAR

Nëse jeni lloji i personit që e përdorë folien e aluminit për ta mbajtur skarën e pastër, atëherë kemi disa lajme të këqija për ju – siç duket, metali mund të transferohet nga folia në ushqimin tuaj.

Këto nuk janë lajme të mira për trupin tuaj, pasi që dozat e mëdha të aluminit ndërlidhen me sëmundjet si osteoporoza dhe Alzheimeri

Gjithashtu, disa studime e kanë ndërlidhur përqindjen e lartë të aluminit në trup me sëmundjet e eshtrave dhe të veshkave, transmeton Telegrafi.

Organizata Botërore e Shëndetit tregon se 40 miligramë janë sasi e përsosur për të konsumuar metal, por një studim i kryer nga hulumtuesit në Universitetin Amerikan të Sharjah kanë treguar se ushqimi i gatuar në folie të aluminit përmban gjashtë herë më shumë të asaj sasie, ku thuhet se një porcion i mishit të gatuar përmban mbi 400 miligramë metal.

Trupi i njeriut mund t’i përballojë sasitë e vogla të metalit, por problemi është që të gjithë ne e kalojmë këtë sasi duke konsumuar ushqime si kokoshkat, djathi i verdhë, çaji etj. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...