Paralajmërim për prindërit: Këto çokollata kanë substanca kancerogjene

PUBLIKUAR

Organizata Foodwatch që merret me mbrojtjen e konsumatorit, ka testuar lloje të ndryshme të çokollatave që prodhohen në Gjermani, ndërsa ka ardhur këto rezultate shqetësuese.

Siç njoftuan ata në rrjetet sociale në Facebook dhe Twitter, testimi ka treguar se çokollatat e njohura “Kinder Riegel” nga firma Ferreros, “Fioretto Nougat Minis” nga Lindt dhe “Sun Rice Classic” nga firma Rübezahl, janë pozitive me substanca kancerogjene – vajra aromatike minerale (MOAH) dhe vajrave minerale të ngopura (MOSH).

Këto vajra, paralajmëron nga Foodwatch, mund të shkaktojnë dëme afatgjate të organeve njerëzore, në veçanti rrezikojnë fëmijët e vegjël, transmeton Telegrafi.

“Nuk ka nivele të pranueshme të vajit mineral që mund të gjendet në ushqim dhe të komnsumohet. Prodhuesit janë përgjegjës për këto rezultate, sepse në vend që të tërheqin produktet nga raftet dhe të paralajmërojnë konsumatorët, ata pretendojnë se gjithçka është ligjore”, paralajmëron Foodwatch, duke u bërë thirrje zinxhirëve të supermarketeve që të larojnë këto produkte nga raftet e tyre. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy persona gjenden pa shenja jete në Prishtinë dhe Graçanicë

Dy persona janë gjetur pa shenja jete gjatë ditës së djeshme në Prishtinë dhe...

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...