Para ndeshjes, tifozët e Anglisë dhe Skocisë rrihen mes vete

PUBLIKUAR

Rivalët e vjetër takohen sërish. Anglia do të përballet me Skocinë në “Wembley” të Londrës.

Kjo ndeshje vlen për xhiron e dytë të grupit D në Kampionatin Evropian, shkruan Gazeta Express.

Por, para ndeshjes, tifozët e të dyja përfaqësueseve kanë qëruar hesapet në një mënyrë tjetër.

Ata kanë filluar të rrihen mes vete rrugëve të Londrës, duke dhënë një shembull të keq.

Anglia fitoi ndeshjen e parë ndaj Kroacisë minimalisht 1:0 duke e mundur kështu rivalin kryesor në grup.

Në anën tjetër, Skocia u mposht 2:0 nga Çekia dhe një humbje tjetër sonte mund të shuajë gjasat e tyre për kualifikim tutje. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...