Papa Françesku ia ka bërë sot një vizitë befasuese qytetit Amatrice, i cili është njëri nga vendet që është goditur më së keqi nga tërmeti që tronditi qendrën e Italisë në gusht të këtij viti, duke vrarë gati 300 njerëz.
Vatikani e ka mbajtur të fshehtë këtë vizitë deri në mbërritjen e Papës në Amatrice, transmeton Express.
Së pari, Papa vizitoi një shkollë të improvizuar dhe më pas njerëzit të cilët janë detyruar që të jetojnë në tenda, meqë shumica e ndërtesave të rrënuara apo të konsideruara si shumë të rrezikshme për të jetuar në to.
Duke u kthyer me avion nga vizita që pati të dielën në Azerbajxhan, Françesku kishte thënë se atij i ishte dhënë një mundësi treditëshe se kur do të mund ta vizitonte Amatricen, duke mos treguar se në cilën ditë do ta bënte një gjë të tillë./Express/


