Papa i lavdëron shkencëtarët, por thotë se shkatërrimi i embrioneve njerëzore është i pajustifikueshëm

PUBLIKUAR

Papa Françesku i ka lavdëruar shkencëtarët që janë duke punuar rreth tretmanëve të sëmundjeve gjenetike, por e ka dënuar çfarëdo përdorimi të embrioneve njerëzore në hulumtime shkencore.

“Ju inkurajoj që të vazhdoni me punën tuaj në një mënyrë që nuk kontribuon në ushqyerjen e ‘throwaway culture’ që nganjëherë është duke u ngulitur në botën e hulumtimit shkencor,” ka thënë Françesku në një ngjarje për rritjen e ndërgjegjes rreth sëmundjes “Huntington”, sëmundje degjenerative e trurit, transmeton Express.

“Ne e dimë se asnjë përfundim, madje as ai fisnik siç është pritja për ndonjë përfitim shkencor, për qeniet e tjera njerëzore apo për shoqërinë, nuk mund ta arsyetojë shkatërrimin e embrioneve njerëzore,” ka thënë ai.

Mijëra njerëz që vuajnë nga kjo sëmundje morën pjesë në këtë ngjarje në Vatikan bashkë me familjet e veta.

Kjo sëmundje është trashëguese dhe e pamundëson të ecurit, të folurit dhe gëlltitjen./Express/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...