Papa Françesku mesazh politikanëve: Të bashkuar për të mirën e njerëzve

PUBLIKUAR

Gjatë fjalës së tij, Papa Françesku përcolli një mesazh sa i takon situatës së krijuar nga pandemia Covid-19.

Ai u lut që Zoti t’u japë forcë krerëve të shteteve, ligjvënësve dhe kryetarëve të bashkive, që të përballojnë gjendjen e rëndë me të cilën po përballen.

“Ne lutemi sot për pushtetarët, të cilët kanë përgjegjësi të kujdesen për popujt e tyre në këto momente krize. Krerët e shteteve, kryeministrat, ligjvënësit, kryetarët e bashkive, Zoti i ndihmoftë dhe t’u japë forcë sepse puna e tyre nuk është e lehtë. Kur ka dallime, ata e kuptojnë se në kohë krize duhet të jenë shumë të bashkuar për të mirën e njerëzve”, tha Papa Françesku.

Vatikani deri më tani i ka regjistruar 11 raste të koronavirusit, por asnjë prej tyre nuk ka përfunduar në mënyrë fatale./TCH

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...