Papa Françesku mban meshë në Vatikan për të burgosurit (Foto)

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Nderohet dëshmori Shaqir Hoxha

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti së bashku me bashkëpunëtorë gjatë ditës së...

Vjedhje e rëndë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se të dyshuar të...

Papa Françesku ka mbajtur sot një meshë për 1.000 të burgosur në Vatikan, ku u ka thënë atyre që të mos e humbasin shpresën asnjëherë.

Të burgosurit vinin nga 12 vende të botës. Ndërkohë, rreth 300 njerëz kanë marrë pjesë në meshë, transmeton Express.

Papa rregullisht i viziton të burgosurit, por kjo është hera e parë që kaq shumë të burgosur janë pritur në Vatikan.

Papa, po ashtu u ka bërë thirrje liderëve politikë që të respektojnë dinjitetin e të burgosurve, si dhe t’iu ofrojnë atyre amnisti kurdo që është e mundur, e për më tepër ta shfuqizojnë dënimin me vdekje.

“Më lejoni t’ju them se çdo herë që vizitoj burgun, e pyes veten ‘Pse ata e jo unë?’ Çdo kush ka mundësi të gabojë, çdokush. Të gjithë ne kemi bërë gabime,” ka thënë Papa.

Ai u ka bërë thirrje të burgosurve që të mos e humbasin shpresën.

“Shpresa është dhuratë nga Zoti. Natyrisht që të shkelës ligjin do të thotë të paguash për atë, dhe ta humbasësh lirinë është pjesa më e keqe të kalosh kohën, sepse të prekë thellësisht. Në të njëjtën kohë, shpresa nuk duhet lëkundet,” ka thënë ai./Express/

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...