Pandemia “Korona Virusi” ngritje e vetdijes shoqërore

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Viktima e aksidentit në Lipjan është një 71-vjeçar

Një person e ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur...

Po bënin gara në rrugën Lipjan-Veternik, gjobiten shoferët

Njësia për Kontroll të Autostradave në kuadër të planit “Parandalimi i garave ilegale të...
Nga: Ymer Troshupa
Të gjithë jemi dëshmitarë të kësaj gjendje që po kalojmë, çdo ditë ankth, lajme nga bota, vdekje të ndryshme, raste të infektuara, mobilizim institucional e shumë çka tjetër, por duke kujtuar një proverb popullor se “Në fat lind fatkeqësia e në fatkeqësi lind fati” e vlerësoj që kjo pandemi e ka dhënë një efekt pozitiv psiqik në shoqërinë tonë.
Prej që kur kemi filluar të marrim masa preventive kundër këtij virusi, ne e kemi ndryshuar jo vetëm rutinen por edhe qasjen psiqike ndaj çdo gjëje e posaqërisht ndaj gjërave materiale dhe mungesës për njëri tjetrin.
Relativisht jemi mbyllur si shoqëri, dhe po e shijojmë jetën në karantinë, një jetë larg luksit, një jetë larg garave në marrëzira apo thënë më thjesht në këtë kohë po jetojmë me veten tonë, dhe pikërisht jeta me vetveten e ka bërë këtë kohë të pa durueshme sepse kohë të gjatë jemi mësuar të mos jemi vetja por të jemi tjetri a tjetra…
Shikuar nga këndi ekonomiko social çdo ditë e më shumë fal virusit ka filluar të vërehen pasojat e politikave agrare të ish qeverive, të cilat pa mëshirshëm tokat pjellore i betonizun dhe këto produkte i vunë në karantinë, dhe neve jemi aq të fuqishëm përballë këtyre situatave sa që nuk kemi rezerva shtetërore as sa për të hy në garë të izolimit e të mos flas më tej….
E kuptuam më në fund se hapësirat e gjelbruara publike i kemi pasur oksigjen dhe antitrup i shumë sëmundjeve, e tani kur po përballemi me pandemi neve na duhet të rrugëtojmë me kilometra që të gjejmë diku natyrë që ende nuk ka arritur dora e zezë e njeriut por në ato zona jetojnë kafshët një specie që po rezulton më vigjilente se sa njeriu në këtë fushë.. U ndaluan edhe shumë aktivitete fetare u pezulluan përkohësisht edhe vizita në vendin e shenjtë dhe falja e namazit me xhematë e konkretisht xhumaja në xhami, por jam i bindur se përderisa Haxhi u bë biznes dhe Xhumaja u bë vetëm obligim fetar e jo edhe obligim shpirtëror, Zoti i plotfuqishëm na dënoi apo na bëri sprovë këtë pandemi duke na i hapur sytë që ta kuptojmë se edhe me të edhe pa të ne nuk po ndryshojmë.
Uroj që ta kalojmë këtë gjendje pa pasoja në shoqërinë tonë dhe më tej, me shpresë që kjo gjendje të bëhet mësim për neve, e pas kësaj pandemie besoj që do i heqim fillimisht maskat e karakterit, do të jemi vetvetja, çdo ditë do të bëjmë dezinfektim psiqik dhe pastrim të fjalorit. Mos u shqetësoni nga pandemia, shqetësimi i vërtet është çka pas pandemisë.

SHIKO MË SHUMË

Opinioni i Ymer Troshupës për rikandidimin e Imri Ahmetit për Kryetar të Lipjanit

Opinion nga Ymer Troshupa: Zyrtarizimi i kandidatures së Imri Ahmeti-t kandidat për Kryetar të Lipjan-it,...

Ymer Troshupa: Kënd po e thërret Ezani

Nga Ymer Troshupa Sot në Magurë të Lipjanit, u rrënua një objekt, që dikush mund...

Troshupa: Tri spektakle të turpshme dje i pasqyruam para Botës

Nga Ymer Troshupa: 1-U arrestuan, duke i refuzuar dhe kontestuar ftesat që burojnë nga një...