PAN refuzon ftesën e Kurtit

PUBLIKUAR

Kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dy ditë pas zgjedhjeve, pos koalicionit LAA (LDK-AKR-Alternativa), ka ftuar edhe deputetët e koalicionit PAN që t’i bashkohen këtij subjekti, shkruan “Zëri.

“Ne ftojmë të gjithë koalicionin LDK-AKR -Alternativa dhe po ashtu deputetët  e koalicionit  PDK -AAK -NISMA t’i bashkohen lëvizjes në formimin e qeverisë”, ka bërë thirrje Kurti.

Ndërkohë, anëtari i kryesisë së PDK-së Xhavit Haliti, ka vlerësuar se lëvizja e deputeëve nga një parti në tjetrën është fatkeqësi e politikës në Kosovë. Megjithëkërtë, ai ka thënë se nuk e di nëse PDK do të ballafaqohet me një situatë të tillë.

 

“Tani unë nuk e di a rrezikojmë apo jo, por kjo është fatkeqësia e poltiikës së Kosovës me deputetët pazargjinj. Deputetët duhet të jenë të fokusuar te marrëveshjet dhe tek ideologjitë. Nuk e kuptoj një deputet që kalon nga një subjekt në një subjekt tjetër dhe merr vota në emër të subjektit. Për mua është një absurd i madh”, ka deklaruar ai për “Zërin”.

Kurse, kandidati për deputet i Nismës për Kosovën Enver Hoti, është shprehur i vendosur se deputetët e Nismës nuk do të kalojnë në subjekte të tjera.

“Kjo nuk mund të ndodhë”, ka thënë ai, duke e cilësuar si fyerje për subjektin e tij, një gjë të tillë.

Ndërkaq, kandidati për deputet të AAK-së Bali Muharremaj, ka vlerësuar se nuk do të ketë lëvizje nga AAK në asnjë parti.

“Nuk besoj që ka mundësi të ketë lëvizje prej aleancës në ndonjë parti tjetër.  As e besoj, as e mendoj kurrë këtë punë. Ka kaluar koha kur deputetët e Alenacës kanë kaluar nëpër parti të tjera”, është shprehur ai. /Zëri

SHIKO MË SHUMË

Erëra të forta dhe reshje shiu, ky do të jetë moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar se dita e sotme, e enjte, do...

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...