PAN-i rastin e parë, VV-ja të dytin për ta bërë qeverinë

PUBLIKUAR

PAN-i do ta ketë vetëm një tentim për ta krijuar qeverinë. Herën e dytë mandatarin presidenti, megjithëse e ka në diskrecion të tij, duhet t’ua japë atyre që kanë shumicën parlamentare. Në të kundërtën ai do të bënte shkelje kushtetuese. Kështu ka thënë në një intervistë dhënë “Zërit” profesori i së drejtës ndërkombëtare, Enver Hasani.

Ashtu sikur në vitin 2014, edhe këtë herë koalicioni i përbërë rreth Partisë Demokratike të Kosovës do ta ketë të drejtën që në raundin e parë, nga dy sa janë, të tentojë për ta formuar qeverinë e re.

Në rast se PAN-i nuk siguron shumicën e thjeshtë për formimin e qeverisë, atëherë mandatarin për herën e dytë do ta vendosë diskrecioni i presidentit Thaçi.

 

Megjithatë, ky diskrecion nuk do të thotë arbitraritet, por duhet ta respektojë Kushtetutën, stabilitetin kushtetues, unitetin kushtetues të popullit. Po nuk i bëri këto, atëherë përgjegjësia do të bjerë mbi presidentin dhe ai do të bëjë shkelje kushtetuese.

Kështu ka thënë në një intervistë dhënë gazetës “Zëri” ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani. Megjithatë, sipas tij, kushdo që do ta formojë qeverinë e re nuk do të arrijë që ta çojë mandatin deri në fund.

Ndërkohë, duke folur për funksionalitetin e Kushtetutës, Hasani ka thënë se duke parë papërgjegjësinë e përfaqësuesve kosovarë gjatë nënshkrimit të marrëveshjeve, ajo ka nevojë edhe për ndryshim, për të cilat ka folur konkretisht më poshtë.

Profesori i së drejtës ndërkombëtare gjatë intervistës ka folur edhe për krijimin e Ushtrisë së Kosovës, themelimin e Asociacionit, Marrëveshjen e Demarkacionit, rritjen e lëvizjes “Vetëvendosje” dhe rënien e PDK-së dhe të LDK-së...

SHIKO MË SHUMË

Erëra të forta dhe reshje shiu, ky do të jetë moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar se dita e sotme, e enjte, do...

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...