Pamjet e para të gjeneratës së re të Porsche 911 GT3 (Foto)

PUBLIKUAR

Ky është 911 që të gjithë e kemi pritur

Gjenerata re e 911 e quajtur edhe si 992, është pothuajse këtu, pasi do të prezantohet gjatë muajit që vjen në Los Angeles Auto Show 2018, transmeton Telegrafi.

Deri më tani, është parë disa herë me shumë shtresa kamuflazhi, ndërsa tani spiunët arritën ta shohin versionin 911 GT3 krejtësisht të pambuluar.

Ka psur sugjerime të ndryshme, se si do të duket GT3 i ri, po që të gjitha bien poshtë, me të parë pamjet e vërteta që i ka. Me rrotat origjinale që i ka, duke se ka platformë edhe më të madhe, por nuk besohet të ketë dalë prej linjave të paraardhësve.

Nën kapak, pritet ta ketë të njëjtin motor me 4.0 litra dhe gjashtë shpejtësi. Derisa reporterët që e fotografuan nga pranë, thanë se kishte tingull shumë më të thellë se Porsche 911 GT3.

Ky version që mund t’i ketë deri në 550 kuaj fuqi, nuk pritet të shihet për një kohë, por fakti se e kemi parë nga afër është mjaft përparësi. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...