Pamje të rënda, pedofili ekzekutohet dhe varet në një vinç

PUBLIKUAR

Një burrë nga Jemeni është dënuar për përdhunim dhe vrasjen e një vajze 4-vjeçare dhe është ekzekutuar para turmës së njerëzve në kryeqytetin Sanaa, përcjell Albeu.com.

Hussein al-Saket, 22 vjeç, u qëllua disa herë nga një oficer i policisë në sheshin Tahrir të qytetit.

Trupi i tij më pas u var nga maja e një vinçi për të parë e gjithë turma.

Rajeh Ezzedine, një gjyqtar që ndoqi ekzekutimin, tha se ai ishte shpallur fajtor për rrëmbimin, përdhunimin dhe vrasjen e një vajze të mitur.

Fotografitë tregojnë 22-vjeçarin të shtrirë në një qilim përpara se të ekzekutohet dhe trupin e tij të varur në një vinç, ndërsa shikuesit filmojnë dhe fotografojnë skenën me telefonat e tyre, shkruan Albeu.com.

Ky është ekzekutimi i dytë publik për një vepër të ngjashme në kryeqytetin e kontrolluar nga rebelët Shia Houthi në dy javët e fundit.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...