Pamje rrëqethëse të filmuara nga ajri në Kaliforni, zjarri po shkatërron gjithçka që po i del përpara

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Fotografi të filmuara nga ajri shfaqin dëmet e shkaktuar nga zjarri që ka kapluar zonat malore në Kaliforni, ku zjarri ka detyruar mbi 100 mijë banorë të evakuohen.

Zjarri i madh ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të sotëm në pjesën veriore të Los Angeles, duke bërë që shumë autostrada të bllokohen pasi që erërat e forta po zgjerojnë zjarrin edhe në zona tjera, transmeton Telegrafi.

Ekipet e shumta të zjarrfikësve kanë bërë të ditur se më shumë se 1,600 akra tashmë janë bërë shkrumb e hi, kurse autoritetet lokale kanë urdhëruar evakuimin e banorëve në Granada Hillls, Porter Ranch dhe Oakridge.

“Shumë shtëpi janë shkatërruar nga zjarri, por numri i saktë i tyre nuk dihet pasi regjistrimi i tyre do të bëhet pas lokalizimit të zjarrit”, ka deklaruar zëdhënësi i zjarrfikësve të Los Angeles.

Fotografitë dhe videot e publikuara ngjajnë shumë me pamjet apokaliptike nga filmat e Hollywood-it, në anën tjetër autoritetet lokale kanë njoftuar se janë duke bërë të pamundurën që të mbrojnë pronat private nga zjarri që po shkatërron gjithçka që po i del përpara. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...