Pamje nga zjarri vdekjeprurës në Portugali (Video/Foto)

PUBLIKUAR

Një zjarr katastrofik malor në Portugali ua ka marrë jetën të paktën 62 personave, njoftojnë zyrtarët.

Shumica prej tyre thuhet se kanë vdekur në automjete duke ikur nga zona Pedrogao Grande, 50 kilometra në juglindje të Coimbra, transmeton Express.

Ndërsa, mbi 50 personave janë lënduar, përfshirë dhe zjarrfikës.

Në mesin e të lënduarve ishte edhe një vajzë tetëvjeçare e cila u gjet me djegie të renda duke u endur e vetme pranë zjarrit.

“Fatkeqësisht, kjo duket të jetë tragjedia më e madhe që e kemi parë në vitet e fundit sa i përket zjarreve malore,” ka thënë kryeministri Antonio Costa.

Numri i përgjithshëm i të vdekurve mund të rritet përsëri. Autoritetet i kanë shpallur tri ditë zi kombëtare, duke filluar nga sot.

Ministri i Brendshëm Jorge Gomes ka thënë se 30 të vdekur janë gjendur brenda makinave të tyre, ndërsa 17 të tjerë pranë makinave të tyre.

Ndërsa 11 të tjerë në një fshat pranë një autostrade.

Ende nuk dihet shkaktari i zjarrit, por Costa ka thënë se stuhitë me vetëtimë dhe bubullima mund ta kenë shkaktuar atë./Express/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...