Pamje nga vendi i ngjarjes në Pejë ku ndodhi krimi i rëndë

PUBLIKUAR

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Pejë, kur një grua është gjetur e mbytur në shtëpinë e saj. Ndërsa, dyshohet se djali e ka mbytur nënën e tij.

Rastin e rëndë e konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili ka bërë të ditur se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

“Rreth orës 16:00 policia është njoftuar për një rast që ka ndodhur në rrugën ‘Mbreti Zog’ në Pejë. Me të arritur në vendin e ngjarjes, policia ka kuptuar se bëhet fjalë për vrasje të rëndë. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës. I dyshuari është arrestuar”, ka deklaruar ai.

Prokuroria Themelore në Pejë është duke u marrë me rastin intensivisht për të zbardhur rrethanat, përderisa pritet që prokurorja kujdestare Sahide Gashi, së bashku me komandantin e Policisë në Pejë të mbajnë sonte një konferencë për media, ku do të bëhen të ditura të dhënat e para të hetimit preliminar mbi ngjarjen tragjike. /Telegrafi

SHIKO MË SHUMË

Dogana e Kosovës zbulon 113 telefona mobilë të kontrabanduar, asnjë dokumentacion për origjinën

Dogana e Kosovës, mbrëmë, më 23 tetor 2026, pas pranimit të informatave përmes rrugëve...

Dy persona gjenden pa shenja jete në Prishtinë dhe Graçanicë

Dy persona janë gjetur pa shenja jete gjatë ditës së djeshme në Prishtinë dhe...

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...