Pamje nga varrimi i 25-vjeçarit që vdiq pasi u sulmua me thikë në Mitrovicë

PUBLIKUAR

Një zënkë mes tre personave ka përfunduar me vrasjen e një të riu në Mitrovicë. Ngjarja ndodhi pas mesnatës, ku 25 vjeçari me inicialet A.M, vdiq pasi u sulmua fizikisht me një mjet të mprehtë nga dy të dyshuar.

Gazetare: Ardita Rashiti

Për vrasjen e 25 vjeçarit janë të dyshuar dy persona, njëri prej tyre emër i njohur për Policinë e Kosovës Për këtë vrasje, Policia e Kosovës dha detajet fillestare në raportin 24-orësh.

Aty thuhej se fillimisht i riu u dërgua për trajtim në Spitalin Rajonal të Mitrovicës dhe se më pas u transferua për në QKUK, ku edhe vdiq.

Më vonë, Policia njoftoi se është bërë edhe identifikimi i të dyshuarve, të cilët mbesin në kërkim policor.

Të dyshuarit me inicialet L.B dhe A.Z po kërkohen për veprën penale “Vrasje”.

Mësohet se i dyshuari me inicialet L.B,  kishte qenë edhe më parë i arrestuar nga Policia e Kosovës dhe ka dosje kriminale.

Ndërsa, të dhëna të ngjashme nuk ka për të dyshuarin tjetër. 25 vjeçari është varrosur  në orën 15, në varrezat e qytetit në Shipol.

SHIKO MË SHUMË

“Standarde të dyfishta”, shqetësimet brenda Kosovës për “shqetësimet” e BE-së rreth Ligjit për Speciale

Votimi në Kuvend për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Specialen nuk kaloi pa reagimin e...

Këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar se cilat vende do të kenë sot ndërprerje të rrymës për...

Moti sot me diell, temperaturat deri në 25 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti gjatë fundjavës do të jetë i...