Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dërguar mesazh të qartë Koresë Veriore me stërvitjet ajrore që i kanë kryer sot në Gadishullin Korean duke hedhur bomba nga aeroplanët e vet ushtarakë.
Aeroplanët luftarakë japonezë “F-15” mbajtën sot stërvitje ajrore me bombarduesit amerikanë “US B1-B” dhe aeroplanët luftarakë “F-35” në hapësirat ajrore në jug të gadishullit korean, dy ditë pasi Koreja Veriore e shkrepi një raketë balistike mbi Japoni, transmeton Express.
Stërvitjet përreth ishullit jugor të Japonisë, Kyushu, përfshinë dy bombardues të forcave ajrore amerikane, të cilët fluturuan nga baza e forcave ajrore “Andersen” në territorin amerikan në Oqeanin Paqësor, Guam, dhe katër aeroplanë luftarakë, të cilët fluturuan nga baza ajrore “Iwakuni” në Japoni.
Atyre iu bashkuan në stërvitje dy aeroplanë luftarakë japonezë, njoftuan Forcat Ajrore për Vetëmbrojtje të Japonisë.
Më pas, aeroplanët luftarakë amerikanë i kanë vazhduar stërvitjet me aeroplanët luftarakë të Koresë Jugore. /Express/


