të cilën ndodheshin astronautët, e quajtur “Endeavour”, u lëshua me parashutë në det sipas planit, pak pas orës 10 e 30 minuta të mbrëmjes të hënën. Lëshimi u transmetua drejtpërdrejt nga NASA.
Duke vepruar në mënyrë autonome, pajisja me katër anëtarë ekuipazhi brenda e filloi procesin 8-orësh të kthimit duke bërë një fluturim 90-minutësh rreth Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës.
Ekuipazhi, që kaloi 199 ditë në hapësirë gjatë këtij misioni, përbëhej nga dy astronautë të NASA-s – Shane Kimbrough dhe Megan McArthur – si dhe astronauti japonez, Akihiko Hoshide, e specialisti francez, Thomas Pesquet, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.


