Pamje nga aksidenti i autobusit të shkollës ku humben jetën 3 persona në Suedi (Foto)

PUBLIKUAR

Një autobus shkolle, me rreth 60 persona në bord, është rrotulluar sot në provincën qendrore të Suedisë, Haerjedalen, duke i lënë të vdekur të paktën tre persona, dhe gjashtë të tjerë të lënduar rëndë.

Autobusi u rrotullua rreth 20 kilometra larg qytetit Sveg, transmeton Express.

Në bord ndodheshin 52 fëmijë, gjashtë konduktorë dhe shoferi i autobusit.

Policia njoftoi se aksidenti ka ndodhur në orën 7 të mëngjesit dhe se bëhet fjalë për një aksident shumë serioz.

Policia ka thënë se ende nuk dihet shkaktari i aksidentit.

Gjashtë persona kanë marrë lëndime shumë të rënda, 19 lëndime më pak serioze dhe 31 të tjerë lëndime të lehta./Express/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...