Disa pamje neveritëse thuhet se tregojnë mijëra insekte duke u zvarritur rreth një krevati në një dhomë gjumi, ku çifti kishte fjetur për rreth gjashtë vite.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për pamje në të cilat një batanije në krye të shtratit është e të mbuluar me vezë dhe korniza e shtratit është e ngjyrosur me gjak.
Derisa burrat e ngarkuar me punën e tmerrshme të pastrimit të banesës në Londër tërheqin mbrapa dyshekun, mijëra insekte largohen nga drita.
Siç është bërë e ditur, pastruesit kanë hasur edhe insekte që gjenden edhe në tavan, madje edhe rreth prizave.
Peter BoWers-Davis, pjesë e ekipit të pastruesve ka thënë se kjo është “një nga situatat më të pakëndshme që kam parë”. /Telegrafi/





