Pajaziti: Jemi të gatshëm të përkrahim një super ekspertizë për rastin Dehari, nëse e kërkon Kuvendi

PUBLIKUAR

Kuvendi i Kosovës ka nisur seancë të jashtëzakonshme për vdekjen e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Në fillim të fjalës, shefi i Grupit parlamentarë të PDK-së, Zenun Pajaziti ka thënë se kanë hezituar që të bëhet debati kur ia kërkuar Vetëvendosjes pasi kanë dashur që të kenë rezultate edhe nga mjekësia ligjore. “Sot ftojmë që të diskutojmë sa më pak politikisht apo për agjenda politika. Shprehim besimin tonë që organet e drejtësisë të bëjnë punën e tyre. Ne si grup parlamentar jemi të gatshëm të bashkëpunojmë dhe të japim kontributin tonë që të zgjidhet e vërteta se çfarë ka ndodhur më Deharin”, tha Pajaziti, shkruan lajmi.net.

Pajaziti duke komentuar daljen edhe te rezultateve të eksperteve te pavarur, ka thënë se janë të prirë tu besojnë rezultateve të institucioneve vendore ,por ka thënë se si grup parlamentar janë të gatshëm të përkrahin dhe një superekspertiz nëse kuvendi e kërkon një gjë të tillë. /Lajmi.net/

SHIKO MË SHUMË

22 aksidente me të lënduar në 24 orët e fundit, shqiptohen mbi 2 mijë e 400 tiketa trafiku

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës janë evidentuar 61 aksidente trafiku, prej të...

Policia jep detaje për vdekjen e punëtorit në Ferizaj: Dyshohet se ra nga shtatë metra lartësi

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vdekjen e punëtorit 54-vjeçar në Ferizaj, i...

Gruda tregon efektet e para të ligjit: Pas hyrjes në fuqi të ligjit, Specialja s`mund të arrestojë asnjë komandant të UÇK-së

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka treguar për disa efekte të Ligjit të ri...