Padi kundër Donald Trumpit, Rusisë dhe Wikileaks

PUBLIKUAR

Demokratët në SHBA kërkojnë dëmshpërblim Komiteti Kombëtar i Demokratëve ka ngritur padi kundër shtabit zgjedhor, që ka udhëhequr fushatën e presidentit Donald Trump.

Përveç kësaj, demokratët kanë ngritur padi edhe kundër të birit të Trumpit, e gjithashtu edhe kundër dhëndrit të tij, Jared Kushner, kundër Rusisë dhe Wikileaks. Sipas demokratëve, të gjithë të paditurit kishin planifikuar që të ndihmonin Trampin që të fitoi zgjedhjet presidenciale në vitin 2016.

Demokratët padinë e ngritën në gjykatën federative në Manhattan dhe kërkojnë dëmshpërblim, shkruan rtv21.tv

Në padi pretendohet se Trump dhe bashkëpunëtorët e tij kanë bashkëpunuar me përfaqësuesit e regjimit në Rusi, respektivisht se kanë mundësuar komplotin mes Trumpit dhe Rusisë, në dëm të kandidates së demokratëve për Presidente, Hillary Clinton.

Në padi gjithashtu theksohet se Rusia ka ndërmarrë sulm kundër demokracisë amerikane, duke filluar nga sulmet kibernetike kundër kompjuterëve të demokratëve.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...