Pacolli uron Erdoganin

PUBLIKUAR

pacolli-uron-erdoganin_hd

Kryetari Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, e ka uruar Recep Tayyip Erdoganin për zgjedhjen e tij President i Turqisë, duke e uruar atë dhe popullin turk.

Në urimin e tij, të postuar në Facebook, Pacolli thotë se “që nga viti 2003, kur zoti Erdogan erdhi në krye të politikës turke, Turqia ka katërfishuar GDP-në e vet dhe është shndërruar në një faktor të rëndësishëm global”.

“Ne kosovarët i jemi mirënjohës Turqisë për ndihmën e pakursyer dhënë gjatë dhjetëvjeçarëve të fundit, në veçanti pjesëmarrjen e saj në operacionet për çlirimin e Kosovës, njohjen e pavarësisë ndër shtetet e parë, dhe mbështetjen e vazhdueshme për konsolidimin ekonomik dhe ndërkombëtar të shtetësisë sonë”, ka shkruar Pacolli në urimin e tij. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Një fëmijë njëvjeçar ndërron jetë në Spitalin e Pejës, rasti po hetohet për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor

Një rast i rëndë është raportuar në Spitalin Rajonal të Pejës, ku një fëmijë...

I dyshuari Astrit Isufi kur u kap nga policia ishte i plagosur, ndodhet në QKUK

Astrit Isufi nga Sankoci i Drenasit, i dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Gollubovc...

Policia në kërkim të dyshuarit për vrasjen e vëllezërve në Malishevë, aktivizon Njësinë K9 – T7 sjell pamjet

Policia e Kosovës me Njësinë K9 është vënë në kërkim të dyshuarit për vrasjen...