Një fëmijë njëvjeçar ndërron jetë në Spitalin e Pejës, rasti po hetohet për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor

PUBLIKUAR

Një rast i rëndë është raportuar në Spitalin Rajonal të Pejës, ku një fëmijë rreth një vjeç e gjysmë ka ndërruar jetë pasi ishte dërguar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas njoftimit të policisë, ankuesi, babai i fëmijës, ka deklaruar se një ditë më parë (më 05.11.2025) e kishte dërguar fëmijën për trajtim në të njëjtin spital, ku pas marrjes së tretmanit mjekësor ishte liruar për në shtëpi.

“TRAJTIM I PANDËRGJEGJSHËM MJEKËSORRr. Nënë Tereza, Pejë 06.11.2025 – 08:50.  Ankuesi mashkullkosovar, ka njoftuar se fëmija i tij, rreth një vit e gjysme, pasi e kishte dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, për shkak se kishte qenë në gjendje të rëndë shëndetësore, ka ndërruar jetë.

Sipas ankuesit, ai edhe me datën 05.11.2025 fëmijën e kishte dërguar për trajtim në spitalin e njëjtë dhe pas tretmanit ishte liruar në shtëpi. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.

SHIKO MË SHUMË

Gërvalla thotë se s’pranon të komentojë vendimin e Hagës pa e parë aktgjykimin e plotë, tregon sa para janë shpenzuar për mbrojtje

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, në një konferencë për media ka thënë e s’mund...

Gërvalla mohon se ka bashkëpunuar me UNMIK, EULEX dhe Specialen: Deklaratat janë bërë bozë, keni durim, aktgjykimi do të vijë shpejt

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka folur për kërkesat e protestuesve për dorëheqjen e...

Kurti e miratoi menjëherë projektligjin për Byronë që dje ia dërgoi Gërvalla – vendimet e mbledhjes elektronike

Qeveria e Kosovës mbrëmë ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën miratuar Projektligjin për...