Pacolli pritet të kthehet në Kosovë, AKR i kërkon LDK-së marrëveshje

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti po qëndron në vizitë zyrtare në Izmir të Turqisë

Dje gjatë ditës në një vizitë zyrtare në qytetin e Izmirit të Turqisë, kryetari...

Kusari-Lila demanton Vlora Çitakun: Me PDK-në s’kemi biseduar për zgjedhjet

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, i është kundërpërgjigjur...

Partia e udhëhequr nga Behgjet Pacolli thonë se kanë një dakordim në parim me Lidhjen Demokratike të Kosovës, që brenda pak ditëve do të marrë përgjigje nëse mund të formojë qeverinë e re në krye me Avdullah Hotin. Nga AKR’ja, sekretari i partisë, Vesel Makolli i ka thënë Gazetës Express se janë në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Kreu i AKR’së, Behgjet Pacolli është dakorduar në parim me LDK’në për koalicionin e ri, megjithatë, nuk kanë specifikuar përgjegjësitë që do t’i marrin nëse lejohet krijimi i qeverisë së re në vendimin për dekretin që pritet të marrë para 29 majit Gjykata Kushtetuese.

 

 

Sekretari i përgjithshëm i AKR’së, Veseli Makolli ka thënë për Gazetën Express se janë në pritje të një roundi të ri të konsultimeve.

“AKR ka në parim një dakordim me LDK, por ende nuk ka marrëveshje koalicioni dhe për bashkë qeverisje. Ne jemi duke ndjekur zhvillimet në lidhje me Gjykatën Kushtetuese dhe presim një raund tjetër të konsultimeve nga Presidenti për hapat për formimin e një qeverie të re nga ana e Kuvendit të Kosovës. Por aktualisht nuk ka asnjë marrëveshje koalicioni midis AKR dhe LDK”, ka thënë Makolli.

Sekretari i AKR’së ka sqaruar se janë në pritje të Pacolllit që të mblidhen këto ditë dhe të dakordohen për këtë temë.

“Për shkak të pandemisë ne kemi diskutuar në distancë me kryesinë dhe strukturat e partisë por tani me lehtësimin e masave presim edhe presidentin Pacolli këto ditë që të mblidhemi dhe të diskutojmë lidhur me vendimmarrjen për të ardhmen”, ka thënë ai.

AKR’ja deri më tani nuk e kishte sqaruar pozicionin e saj, duke lënë të nënkuptohet se do të votojnë qeverinë e re por nuk do të bëhen pjesë e saj.

Në anën tjetër, në marrëveshjet e koalicionit që ka publikuar LDK’ja tashmë, edhe partia e Pacollit përmendet si pjesë e marrëveshjes.

SHIKO MË SHUMË

Kusari-Lila demanton Vlora Çitakun: Me PDK-në s’kemi biseduar për zgjedhjet

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, i është kundërpërgjigjur...

Mot i vranet dhe me shi

Për të premten parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët, ku pritet të ketë...

Vranësira e shi, parashikimi i motit për sot

Për të enjten parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të...