Pacolli: Ky është vetëm një fillim i mbarë, ne kemi plane, kemi guximin dhe kemi mundësin që të bëjmë më shumë

PUBLIKUAR

Kryetari i AKR-së në Lipjan, Sabit Pacolli përmes një shkrimi në facebook ka kujtuar kohën dhe punën të cilën po bënë që nga koha e ardhjes së tij në Kosovë (Lipjan).

Ai përmes këtij shkrimi ka falënderuar të gjithë qytetarët të cilët sipas tij kanë dhënë përkrahje të vazhdueshme.

Ai në këtë shkrim ka folur për konsolidimin në nëndegët e AKR-së në fshatra të Lipjanit, për humanizmin e tij dhe për biznesin ku ka përmendur edhe krijimin e vendeve të reja të punës, transmeton LipjaniNews

Postimi i plotë nga Pacolli…

Nga koha e ardhjes sime në Lipjan, dhe që kur kam filluar aktivitet e mija në Politikë, Biznes, Humanizëm, dhe shumë të tjera, së bashku me ekipin tim kemi arritur suksese të mëdha.

Gjatë kësaj kohe arritëm të konsolidojmë AKR-së në degën e Lipjanit, duke formuar shumë nëndegë në fshatra që nuk ishin më herët.
Arritëm të organizojmë aktivitete për të rinjtë që kurrë nuk ishin organizuar më herët.
Arritëm të krijojmë vende të reja të punës.
Arritëm të sjellim investitorë të huaj nga shtet më të ndryshme të botës.
Shumë familje i kthyem buzëqeshjen, duke ndihmuar ato, në çdo cep të Kosovës, posaçërisht në Lipjan.

Arritëm edhe atë të cilat ishin më të vështira, arritëm së bashku me juve, duke na përkrahur dhe duke ju përkrahur bashkërisht.

Por gjithëqka nuk mbaron këtu, ky është vetëm një fillim i mbarë i gjithë një pune të madhe të cilën na pret në të ardhmen.
Ne kemi plane, kemi guximin dhe kemi mundësin që të bëjmë më shumë për vendin tonë, për Lipjain tonë kemi planet më konkrete të cilët vetëm duhet zbatuar në praktikë.

Faleminderit mija qytetarëve të Lipjanit të cilët gjithëherë na rijnë pran me sugjerimet dhe propozimet e tyre, u jemi mirënjohës për këtë.
Së bashku do të qeverisim, do ti gëzojmë të gjitha të mirat e këtij vendi.

Faleminderit nga unë, nga ekipi im!

Me respekt,
S.P

 

 

SHIKO MË SHUMË

Sekuestrohen 64 fishekë me gaz në Hallaq të Vogël

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se afër oborrit të...

Komuna e Lipjanit dhe Stacioni Policor organizojnë takim informues

Në kuadër të takimeve të rregullta për policimin në bashkësi, sot u mbajt takimi...

Arrestohet një person i dyshuar për zjarrvënie në Lipjan

  Prishtinë, 06 korrik 2026 – Hetuesit e Stacionit Policor në Lipjan kanë arrestuar një...