Kryetari i AKR-së në Lipjan, Sabit Pacolli përmes një postimi në facebook ka folur për rikthimin e tij në Kosovë më konkretisht në Lipjan.
Sipas Paocllit të rinjtë janë të zhgënjyer për shkak të mos punësimit.
“Shumë herë herë kam trajtuar shumë tema që janë brengë për shoqërinë tonë. Madje shumë herë edhe kam dëgjuat shqetësimet tuaja.
E gjithë kjo sepse jam I juaji dhe këtë e dëshmon fakti që unë jam kthyer në Kosovë për ti zhdukur kto probleme që po i ngulfat qytetaret e Lipjanit”, ka shkruar Pacolli.
“Kam parë se si të rinjtë janë zhgënjyer duke mos pasur punësim, e kjo me brengos më së shumti prandaj edhe hapja e firmës sime Ms Qualiti ka qenë në kohën e duhur duke pasur hapësirë punësimi për shumë të rijnë të reja.
Si e tillë kjo firme vazhdimisht po rritet dhe po krijonë edhe me shumë mundësi punësimi për te gjithë bashkëqytetaret e mi” pohoi ai.
Prandaj jam këtu në mesin tuaj të nderuar qytetar, për çdo shqetësim, problem apo edhe ide unë janë këtu, shtoi Pacolli. /LipjaniNews.com/


