Pacolli: Jam falënderues për të gjithë ata që më përkrahin, Lipjani është i juaji banorë!

PUBLIKUAR

Kryetari i AKR-së në Lipjan, Sabit Pacolli ka thënë se fabrikat të cilat i ka hapur është vetëm për të siguruar vende të reja të punës në Lipjan, vetëm për ta zbutur papunësinë.

Futja e tij në politikë ka qenë vetëm dashuria dhe sinqeriteti që ka ndaj qytetareve ka shkruar Pacolli.

“Jam falënderues për të gjithë ata që më përkrahin për të bërë punë të mira, sepse në fund të fundit Lipjani është i juaji banorë e jo vetëm i imi”, thotë ai.

Postimi i plotë nga Sabit Pacolli…

Të nderuar bashkëqytetarë

Çdo gjë që kam bërë në Kosovë, e kam bërë me vetëdije të plotë dhe më dëshirën e dashurinë më të madhe që kam për ju.
Fabrikat i kam hapur për t’ju siguruar vendet e punës, për të zbutur varfërinë në Kosovë, e jo për t’më bërë reklamë të tjerët emrin e bizneseve të mia.
Unë nuk kam nevojë për famë!

Në politikë mora vendim të hy për shkak se më shtyu dashuria dhe sinqeriteti që kam ndaj jush.
Jam në politikë dhe konkuroj për kryetar komune të Lipjanit, sepse e di dhe kam mundësi të mëdha për t’i ndihmuar këtij vendi dhe sidomos banorëve lipjanas që të dalin nga kriza dhe kaosi që ua kanë krijuar të tjerët, duke përfituar vetëm për vetën e tyre.

Jam falënderues për të gjithë ata që më përkrahin për të bërë punë të mira, sepse në fund të fundit Lipjani është i juaji banorë e jo vetëm i imi.

Faleminderit edhe të gjithë gazetarëve e portaleve..
Ndërsa ata që nuk e duan më të mirën për Lipjanin, nuk habitem kur nuk më japin përkrahjen që e meritoj

SHIKO MË SHUMË

Familjarët e dëshmorëve të Lipjanit me mesazh për Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin

Në prag të Festave të Nëntorit, familjarët e dëshmorëve të Komunës së Lipjanit kanë...

Ngacmoi seksualisht dy femra në Lipjan, arrestohet një person

Arrestohet një person në Lipjan, pasi i njejti dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy...

Publikohet punimi shkencor ndërkombëtar me bashkautor edhe Kamer Podrimqakun nga Lipjani

Një kontribut i ri në fushën e shkencës së sportit dhe edukimit fizik vjen...