Pacolli i thur lavde Edi Ramës

PUBLIKUAR

Deputeti i AKR-së Behgjet Pacolli i ka kushtuar lavde kryeministrit shqiptar Edi Rama.

Me anë të një postimi në profilin e tij në Facebook, Pacolli ka përdorë fjalë të zgjedhura për Ramën të cilin e ka falënderuar për siç ka thënë, mbështetjen që i ka dhënë Kosovës.

“E di që të kanë fyer, të kanë ofenduar, por kjo vetëm sa ka rritur dëshirën dhe gatishmërinë tënde, edhe më shumë për të qëndruar pranë Kosovës”, ka shkruar Pacolli në FB, transmeton Express.

Vazhdo kryeministr Edi Rama të mbështesë popullin e Kosovës në këto ditë të vështira..!

E di që të kanë fyer, të kanë ofenduar, por kjo vetëm sa ka rritur dëshirën dhe gatishmërinë tënde, edhe më shumë për të qëndruar pranë Kosovës.

Në këto rrethana do të jetë e vështirë, por do të vijë momenti kur saktësisht do të dëshmohet se kush kishte të drejtë, kush punoi me dinjitet për interesat e Kombit të Kosovës dhe kush ndihmoi kush vodhi etj.

Do të ishte një parim bujar dhe edukativ që të gjithë të distancoheshin nga gjuha e vrazhdë dhe në vend të kësaj të sillnin nëse duhet të sjellin fakte, me emra, data, numra etj.

SHIKO MË SHUMË

Ardhja e bashkatdhetarëve në vendlindje, kjo është gjendja në pikat kufitare

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme përditësoi...

Këto vende mbesin pa rrymë nesër

KEDS ka njoftuar për punimet që do të realizohen në rrjet dhe për pasojë...

Po gjobiten me të madhe kamionët që s’po respektojnë vendimin e ministrisë

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se më 1 korrik të këtij viti janë shqiptuar...