Pacolli i jep përgjigjen e fundit koalicionit PAN

PUBLIKUAR

Njohësit e çështjeve politike nuk e kanë përjashtuar mundësinë që Aleanca Kosova e Re, ta mbështes koalicionin PAN për krijimin e Qeverisë, kjo pasi që AKR me 4 deputetët ndihmojnë në sigurimin e votave të nevojshme për bërjen e Qeverisë.

Mirëpo, nga Aleanca Kosova e Re thonë se nuk do ta mbështesin Koalicionin PDK- AAK- Nisma.

Rrahim Pacolli, nga AKR ka thënë për Gazeta Blic se një gjë e tillë nuk mund të ndodhë.

“AKR nuk është e interesuar për një gjë të tillë, kjo nuk mund të ndodhë”, tha shkurt për Gazeta Blic, shefi i shtabit zgjedhor të AKR-së, Rrahim Pacolli.

Në anën tjetër nga PAN-i janë të bindur se i kanë votat e mjaftueshme për formimin e qeverisë. Madje, sipas tyre, kjo gjë do të ndodhë në kohë rekorde.

Në zgjedhjet e 11 qershorit, PAN edhe pse doli koalicioni më i votuar, nuk arriti që t’i fitoj votat e mjaftueshme sa për ta bërë qeverinë.

PAN aktualisht ka 39 ulëse në Kuvend, e pasuar nga VV me 32 dhe koalicioni LDK- AKR- Alternativa me 29 ulëse.

Image

SHIKO MË SHUMË

Erëra të forta dhe reshje shiu, ky do të jetë moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar se dita e sotme, e enjte, do...

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...