Pacolli: Do të punoj për ju, që të ndiheni krenar sa herë që e shqiptoni emrin tim

PUBLIKUAR

Kosova është vendi që e duan për vete e gjithë bota e sidomos Evropa. Ne duhet të jemi krenarë për këtë tokë Kosove. Edhe pse e vogël, ka vlerë shumë të madhe, jo vetëm pse ka shumë pasuri nëntokësore, por edhe sepse është vendlindja jonë, mbi tokën e së cilës janë rritur lulëkuqet e ujitura nga gjaku i dëshmorëve, dekada e shekuj me radhë, thotë Kryetari i AKR-së në degën e Lipjanit.

“Unë, si dëshmi, dashurinë e madhe për këtë vend do ta bëj duke e dashur popullin kosovarë e mbarë shqiptarë, duke i respektuar edhe kurbetqarët kudo që janë nëpër botë, duke punuar në mënyrën më të mirë të mundshme dhe çdo herë duke ua zgjatuar duart e mia atyre që kanë nevojë për ndihmën time”, ka shkruar Pacolli.

Sipas tij, ai është i gatshëm për t’ua dëshmuar dashurinë më të madhe për Lipjanin dhe Kosovën.

“Këtë nuk e kam vetëm dëshirë, por edhe amanet nga familja, madje është edhe amaneti i dëshmorëve, që me çdo kusht duhet të realizohet prej secilit nga ne, nga secila parti politike. Lipjanas të dashur, ju jeni ata që me votën tuaj do të më ndihmoni mua që t’iu ndihmojë ju dhe të tjerëve. I gatshëm për t’ua dëshmuar dashurinë më të madhe për Lipjanin dhe Kosovën! Do të punoj për ju, që të ndiheni krenar sa herë që e shqiptoni emrin tim dhe të qytetit tonë Lipjanit”, ka shkruar në fund.

SHIKO MË SHUMË

Familjarët e dëshmorëve të Lipjanit me mesazh për Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin

Në prag të Festave të Nëntorit, familjarët e dëshmorëve të Komunës së Lipjanit kanë...

Ngacmoi seksualisht dy femra në Lipjan, arrestohet një person

Arrestohet një person në Lipjan, pasi i njejti dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy...

Publikohet punimi shkencor ndërkombëtar me bashkautor edhe Kamer Podrimqakun nga Lipjani

Një kontribut i ri në fushën e shkencës së sportit dhe edukimit fizik vjen...