Pa konsensus nacional s’duhet të vazhdojnë bisedimet me Serbinë

PUBLIKUAR

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka thënë se pa konstituimin e institucioneve të reja nuk do të duhej të vazhdojnë bisedimet me Serbinë

Ai ka theksuar se Kuvendi i Kosovës është vendi i vetëm ku duhet të merret vendimi për vazhdimin apo ndërprerjen e procesit të dialogut.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Krasniqi ka deklaruar se pa arritjen e një konsensusi nacional bisedimet e Brukselit nuk do të duhej të vazhdonin.

Sipas tij, Kosova në këto bisedime duhet të përfaqësohet nga një ekip gjithëpërfshirës, në të cilin do të merrnin pjesë të gjitha partitë parlamentare.

Në këtë kontekst, Krasniqi ka pohuar se është e nevojshme të ndodhë ndryshimi në formë dhe përmbajtje të këtyre bisedimeve. Sipas tij, bisedimet duhet të jenë më të përgatitura dhe me platformë të qartë, si dhe mes palëve duhet të ketë barabarësi të plotë e njohje reciproke.

SHIKO MË SHUMË

Erëra të forta dhe reshje shiu, ky do të jetë moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar se dita e sotme, e enjte, do...

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...