Pa ilaçe dhe sedativë: Pija nga bima e magjishme eliminon pagjumësinë dhe përmirëson cilësinë e gjumit

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Aksidenti me fatalitet në Lipjan: Kërkohet paraburgim për shoferin e kamionit

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit...

Ramiz Qeriqi thotë se gjatë kohës së luftës i ka raportuar Fatmir Limajt dhe jo Rexhep Selimit

(Përditësuar, ora 13:11)- Dëshmitari Ramiz Qeriqi tha se gjatë kohës së luftës kur ka...

Nëse keni pasur ditë të keqe në punë, jeni të tendosur dhe ndieni që do të keni natë pa gjumë, nuk jeni të detyruar të përdorni medikamente

Valeriana është bimë, rrënja e së cilës ndikon si sedativ, zbut ngërçet, ndjenjën e tendosjes, pagjumësinë dhe përmirëson cilësinë e gjumit.

Mënyra bashkëkohore e jetës me vete bart edhe nervozizmin, stresin dhe shqetësimin, të cilat shpesh mund t’ju lënë shumë net pa gjumë, transmeton Telegrafi.

Njëra ndër përparësitë kryesore të valerianës, për dallim nga shumë mjete të tjera për qetësim, është që nuk shkakton varësi.

Përveçqë relakson jashtëzakonisht dhe qetëson nervat, valeriana ka edhe fuqi të tjera shëruese:

Përbërësit:

▪ 1 lugë valerianë (10 gramë);
▪ 1 gotë ujë (250 ml);
▪ 1 lugë mjaltë (25 gramë).

Përgatitja:

Ujin dhe bimën i shtoni me një enë të përbashkët. I vloni për së paku dhjetë minuta para se t’i hiqni nga pllaka e ngrohtë.

Pastaj enën e lini të mbuluar edhe për disa minuta. E përzieni lëngun, e kulloni dhe e ëmbëltoni me mjaltë.

Çajin më së miri është ta pini disa orë para se të shkoni në shtrat, në mënyrë që trupi të relaksohet.

Pas 2-3 javësh përdorimi, duhet të merrni një pauzë dy-javore, dhe pastaj, nëse është e nevojshme, mund të filloni ta merrni sërish.

Valeriana mund të merret jo vetëm duke e pirë si çaj, por edhe duke thithur aromën e saj shëruese, ndaj dhe konsiderohet si metoda më efektive dy deri tre herë në ditë.

Pos problemeve me gjumë, valeriana ndihmon edhe te telashet me lukth dhe me zorrë

SHIKO MË SHUMË

Keni qarkullim të dobët të gjakut: Me ndihmën e këtyre artikujve do ta rregulloni shumë lehtë!

Duke pasur parasysh që qarkullimi i gjakut ndihmon bartjen e oksigjenit dhe nutrienëve në...

Llojllojshmëria e vitaminave B: Në cilin ushqim më së shumti ka dhe cili është më i rëndësishmi?

Ekzistojnë 8 vitamina të ndryshme në grupin e vitaminave B: tiamina, riboflavina, niacina, thartira...

Zgjidheni problemin e rritjes se thoit në mish te fëmijët

Me një masazh të thjeshtë në shtëpi, mund t’ua lehtësoni vuajtjen në vetëm 7...