Oyarzabal kërcënon Italinë: Spanja mund ta mposhtë gjithkënd

PUBLIKUAR

Sulmuesi i Spanjës, Mike Oyarzabal, i cili shënoi penalltinë decizive kundër Zvicrës ka kërcënuar se “ata mund ta mposhtin gjithkënd” derisa Kombëtarja spanjolle po përgatitet të luajë kundër Italisë në gjysmë finale

Furia e Kuqe janë në gjysmëfinale të Euro 2020 pas dy fitoreve të mëdha kundër Kroacisë dhe Zvicrës në fazën e eliminimit direkt. 24 vjeçari ka folur në një konferencë për shtyp para ndeshjes me Italinë të martën dhe ka thënë se Spanja “beson vetëm në idetë e saj për futbollin”.

“Nëse ne luajmë si dimë të bëjmë, ne mund ta mposhtim çdokënd”, tha Oyarzabal. “Ne duhet të besojmë në lojën tonë”.

“Italia ka lojtarë të mëdhenj dhe do të jetë ndeshje e ndërlikuar, ata kanë treguar një nivel të larstë dhe ne e dimë që janë në formë të mirë. Por, e njëjta vlen edhe për ne”.

Sulmuesi i Real Sociedad ka pasur ndikim të Spanja këtë verë, ai shënoi gol në kohën shtesë kundër Kroacisë para se ta shënoi penalltinë vendimtare kundër Zvicrës. “Ne i studiojmë portier dhe ata që godasin penallti”, tha ai. “Ne kemi punuar në penallti këto ditë dhe sigurisht edhe më të tjerët do bëjmë njëjtë. Nuk është tërësish lotari, ka shumë punë për të pasur sukses edhe aty”. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...