OVL e UÇK-së protestojnë para rektoratit

PUBLIKUAR

images

Organizatat e dala nga Lufta e UÇK-së kanë paralajmëruar për sot protestë paqësore para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës për të kërkuar regjistrimin e studentëve – fëmijë të dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të luftës.

E gjithë kjo sipas tyre ka rrjedhur nga mos respektimi i Memorandumit për Bashkëpunim mes OVL-së dhe Rektorit të Universitetit të Prishtinës i nënshkruar më 2009, i cili ka të bëjë me pranimin e studentëve të familjeve të dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të luftës.

Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari, kur ka paralajmëruar protestën të martën ka thënë se kjo protestë vjen pasi deri më tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga rektori i UP-së, Ramadan Zejnullahu, edhe pse ministri i Arsimit, Ramë Buja dhe Këshilli Drejtues i UP-së i kanë rekomanduar që të zbatohet ky memorandum.

Smajl Elezaj nga Organizata e Veteranëve të Luftës ka thënë se nëse edhe pas të enjtes nuk do të realizohen kërkesat e tyre, protesta do të vazhdojë javën e ardhshme, porse nuk do të japin përgjegjësi nëse situata eskalon.

Në përkrahje të rektorit, Ramadan Zejnullahu, ka dalë Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, duke i kërkuar që mos t’i nënshtrohet kërcënimeve dhe shantazheve dhe të bëjë përpjekje që në këtë Universitet të vendoset rregulli që nënkupton trajtim dhe mundësi të barabarta për të gjithë studentët , profesorët dhe personelin zyrtar dhe që kriteri përcaktues dhe i vetmi duhet të jetë cilësia si për ata që konkurrojnë për një indeks ashtu edha ata që janë të punësuar në këtë Universitet.

Derisa Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë i ka kërkuar UP-së që të zbatoj Memorandumin, shoqëria civile për vendimin e ministrit thonë se është tejkalim kompetencash dhe në kundërshtim me Ligjin për Arsimin e Lartë, Neni 13, Pika 2 – 2.3, që thotë “Bartësit e licencuar te arsimit të lartë gëzojnë të drejtat nga dispozitat e këtij ligji për të: zgjedhur mësimdhënësit dhe personelin tjetër, për të përcaktuar kushte lidhur me pranimin e studentëve, metodat e mësimdhënies dhe vlerësimin e studentëve, të miratuara nga AKA-ja”.

SHIKO MË SHUMË

Dita e Viktimave të Zhdukjes – Policia, Komisioni Qeveritar e IML nesër zhvillojnë vizitë në Kalludër ku u gjetën mbetjet e 23 personave

Policia e Kosovës, ka njoftuar se nesër, së bashku me Komisionin Qeveritar për Persona...

Lladrovci për Halil Thaçin e Prebrezen: Me qejf a pa qejf kanë me u ulë me neve për u marrë vesh për çështjen e...

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrvoci, pas takimit me të parin e Prishtinës dhe atë...

Rama: Kompanitë e pastrimit të krijohen në bazë të komunave, kështu secila do të ishte përgjegjëse për zonat e veta

Përparim Rama, kryetar i Prishtinës, pas takimit me kryetarin e Drenasit dhe atë të...