Hoti: Përgjegjësia për rastin e Arlindës ka emër, llogaridhënia është dorëheqje

PUBLIKUAR

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas konferencës së përbashkët të Donika Gërvallës dhe Xhelal Sveçlës, ku u diskutua për rastin e Arlindës.

Pas deklaratave të tyre, se dorëheqjen nuk e shohin si zgjidhje, Hoti ka kritikuar qasjen e tyre, duke kërkuar përgjegjësi politike për rastin.

Përmes një reagimi në rrjetin social Facebook, Hoti ka thënë se dështimi i institucioneve nuk mund të arsyetohet duke u fshehur pas hallkave institucionale, pasi përgjegjësia, sipas tij, bie edhe mbi drejtuesit e tyre.

“Hallkat nuk dështojnë vetë. I dështojnë ata që i drejtojnë.

Gjashtë vjet në pushtet, zoti Sveçla. Gjashtë vjet përgjegjësi për mbrojtjen e grave, zonja Gërvalla.

Arlinda ju dërgoi sinjalet. Ju i latë të kalonin. Dhjetë minuta pas lënies në shtëpi nga organet e rendit, ajo ishte e vdekur.

Sot fshihuni pas ‘hallkave’. Por hallkat kanë emër. Kanë ministër. Llogaridhënia nuk është raport. Është dorëheqje”, ka shkruar Hoti.

 

SHIKO MË SHUMË

Pas dorëheqjes së Gazmend Hoxhës, Fehmi Hoti caktohet u.d Drejtor i Përgjithshëm i Policisë

Fehmi Hoti, është caktuar ushtruese detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë. Kjo është bërë...

Vrasja e Arlinda Zekajt, jep dorëheqje drejtori i Policisë Gazmend Hoxha

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka dhënë dorëheqje pas rastit të vrasjes...

Protestuesit ia kërkojnë dorëheqjen, Sveçla: Unë jam me ta, por s’pajtohem në çdo kërkesë të tyre, të jetë e qartë

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, tha se refuzon të plotësojë kërkesën e protestuesve për...